E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Klinikat private zhvasin qytetarët/ Testet për Covid dy herë më të shtrenjta se në rajon

Edhe pse Shqipëria renditet si vendi me çmimin më të lartë në rajon sa i përket testeve në strukturat laboratorike private, qytetarët i zgjedhin ato për shkak të kohës së shkurtër marrjes së rezultateve.

 

Tamponi kushton 100 euro. Mua më duhej rezultati për një kohë të shkurtër, ndaj e bëra në privat. Në shtet duhet të prësësh shumë, madje rezultati mund të vonojë gati një muaj.

 

Reklamë

Qytetarët shprehen se kostoja 100 euro është shumë e shtrenjtë për ta.

 

Tamponi është i shtrenjtë, 100 euro kushton. Është realisht shumë për xhepat e qytetarëve. Mund të them, gati 1/5 e pagës së qytetarëve.

 

 

Krahasuar me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinën apo Serbinë,  çmimi i një tamponi në laboratorët privatë në Shqipëri  është gati 2-fish më i shtrenjte. Ndërkohë Mali i Zi nuk i ka liberalizuar ende testimet për koronavirusin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë