Subscribe

Keshilli i Larte Gjyqesor është mbledhur paraditen e kësaj të marte per te vendosur nese anetari i Gjykates se Larte Ardian Dvorani do te qendroje ne detyre apo do te largohet.

Kjo mbledhje vjen pas letres se Presidentit te Republikes Meta, i cili i kerkoi keshillit te largoje nga gjykata e Larte Ardian Dvoranit te cilit i ka mbaruar mandati 6 vite me pare.

Kryetari i shtetit Meta argumentoi se me emerimin e 3 anetareve te rinj ne kete gjykate, Dvorani nuk ka arsye te qendroje ne detyre.

Por nga ana tjeter vete gjyqtari Dvorani ne nje leter drejtuar keshillit te larte gjyqesor sqaroi se pasardhesi i tij ende nuk eshte zgjedhur duke vene ne dukje se mandati i tij nuk ka arsye te perfundoje.

Beteja mes Presidentit te Republikes Meta dhe Dvoranit i cili eshte edhe kryetar i keshillit te emerimeve ne drejtesi nisi nje vit me pare me perplasjen e forte per gjykaten kushtetuese.

Kryetari i shtetit depozitoi edhe nje padi penale ndaj gjyqtarit Dvorani, nderkohe qe kete here ka ndjekur nje rruge tjeter per largimin e Dvorani nga gjykata e Larte dhe keshilli i emerimeve ne drejtesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *