Subscribe

Këshilli i lartë gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë u pranua kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për t’i hequr Hoxhës statusin e gjyqtarit pasi ka shkelur detyrën në lirimin e disa të burgosurve.

 

Vendimi, ben te ditur Vizion Plus, u kundërshtua nga avokati i cili e cilësoi çështjen si të ndikuar politikisht. Pala mbrojtëse tha se gjyqtarja Hoxha ka kryer shkelje tek rasti i Hekuran Billës, por kjo nuk është shkak për ta larguar nga radhët e gjyqësorit.

 

ARDIAN VISHA

AVOKAT

 

Rasti i Billës është një gabim në përllogaritje. Vrasja e të ndjerit nuk është një pasojë e lirimit të para kohe me kusht. Se bëhesh viktimë dhe kjo të konsiderohet si pasojë është padrejtësi që këtu. Në atë rast padyshim që ka komplekse për shkak të kontraditave mes dy sistemeve, atij britanik dhe atij shqiptar. Është një nga komplekset. Këto konflikte mes dy rregullimeve ligjore të dy vendeve kanë ngrirë. Kam pranuar gabimin e gjyqtares te llogaritja e paraburgimit në paraburgimin e subjektit është llogaritur e gjithë periudha e dënimit, duke bërë një shtesë tek katër apo pesë vite. Prapë nuk përbën pasojë në aspektin e ndëshkimit të gjyqtares.

 

Enkelejda Hoxha u prangos pak kohë më parë për korrupsion nga SPAK. Arrestimi i saj erdhi pas një operacioni të bërë në gjykatën e krujës, ku gjyqtarja do të lironte një tjetër të burgosur.

 

Së bashku me Enkeledja Hoxhën në pranga ranë dhe sekretarja e gjykatës, Emanuela Mallkuçi si dhe avokati Aldo Tabaku.

 

Emri i gjyqtares Hoxha doli në skenë për lirimin nga burgu të Endrit Dokles, Genc Tafilit si dhe Hekuran Billës, i cili u vra në Tiranë pak pasi la qelinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *