E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“KLGJ e KLP të ngrihen këtë javë”

Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës ka reaguar në rrjetet sociale duke kërkuar ngritjen e këshillit te larte gjyqësor dhe atij te prokurorisë, brenda kësaj jave.

 

“Ne i bëjmë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët ne KLGJ e KLP. Ngritja e vazhdueshme e institucioneve së reformës në drejtësi duhet ruajtur dhe konfirmuar këtë javë.” – thuhet ne deklarate.

 

Reklamë

ShBA e cilëson këtë si mundësi qe gjykatësit dhe prokuroret te japin kontribut për te ardhmen dhe shpresat e te gjithë shqiptareve.

 

“Ruajtja e këtij progresi, sidomos nëpërmjet krijimit të strukturave gjyqësore të pavarura të parashikuara në reformën kushtetuese, është një hap thelbësor drejt rrugës së çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në qershor 2019.” – mbyllet deklarata e Ambasadës Amerikane ne Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë