Ish trajneri I Partizanit Klevis Dalipi mendon se Tirana do ta vuajë shumë dënimin e sulmuesit Ngo, aq më teper që tani është I destinuar të luftojë për mbijetese deri në fund.

 

“Më shqetëson situata e Tiranës. Ajo që ndodhi ndaj Kastriotit dhe kjo ndaj Lacit lë shumë pasoja tek bardheblutë. Ngo është lojtar I rëndësishëm dhe kjo do të ndihet jo pak tek ekipi, aq më teper që do të luftojë fort për mbijetese. Besoj se do ti mungojë shumë Tiranës për vazhdimësinë.”

 

Dalipi shtoi se Tirana e gaboi vetë ndeshjen ndaj Lacit duke mos konkretizuar ndërsa gjyqtari Meta nuk ishte tendecioz.

 

“Unë e kam ndjekur takimin dhe nuk mendoj se brenda ka pasur veprime tendecioze të gjyqtarit. Tirana ka pasur shumë raste për shënim dhe për ta mbyllur takimin. Është e patolerueshme që nuk shënuan por e kërkon cdo gjë tek gjyqtari duke u marrë me faktorin e jashtëm.”

 

Duke u ndalur tek dueli Partizani-Kukësi, Dalipi pohoi se të kuqtë bënë diferencën në 25 minutat e fundit në aspektin fizik. Ai shtoi se Gjici bëri gabim të madh që largoi nga skuadra trajnerin Cungu që e njihte shumë mirë skuadrën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *