Pas disa vitesh bashkëpunim me klubin e Partizanit, si anëtar I stafit teknik, e pastaj trajner në ekipin e parë dhe atë të rinjve, Klevis Dalipi është gati të ndjekje një rrugë tjetër nga ajo e të kuqve. Tekniku i ri thotë se ka marrë shumë por ka dhënë po kaq shumë tek familja e kuqe, e tani është gati për një projekt të ri.

Në intervistën e tij, elbasanasi që ka luajtur me ekipin më në zë në Shqipëri por edhe në Portugali, thotë se ka marrë propozimet e para për eksperiencën e re që dëshiron të nisë, megjithesë dëshiron ta vendosë jo duke u nxituar, por mbi bazën e projektit që do të ketë përpara.

 

 

1- Klevis, pas më shumë se 6 vitesh bashkëpunim, pak ditë më parë lajmërove largimin nga të kuqtë. Me çfarë impresionesh largohesh nga Partizani?

 

Gjashtë sezone eksperiencë në klubin e kuq dhe bashkëpunim me trainerë të shkollave të ndryshme. Emërimin si trainer të parë ma besoi presidenti Demi. Edhe pse ne pozicion delikat në tabele sepse rrezikonim për poshte, kërkesat ndaj meje dhe skuadres ishin që të ndryshonte duke bërë nje loje të logjikshme dhe sulmuese me marrjen e rrezultateve sa me shpejt per arritjen e objektivit Europe. E pranova me bindje se durimin e ketyre viteve ti’a shperbleja Presidentit dhe klubit investimin tek une si trainer. Megjithese nuk arrita ta nis projektin tim ne sezonin e ri e, rendesishme ishte qe Partizani arriti te fitonte titullin e luftuar pergjate ketyre sezoneve te fundit.

 

2- Nuk besoj kemi të bëjmë me një lamtumirë apo jo?

 

S’është një lamtumirë, por nje fillim i ri në një klub tjetër me sfida të reja për ambiciet e mia. Emerimin tim si trainer ne karrieren e trainingut e nisa tek nje klub me emër dhe per kete falenderoj Presidentin Demi per besimin dhe bashkepunimin tone. Kam kaluar mrekullushem dhe largohem me kujtimet me te mira nga klubi .

 

3- Tani është koha për të hapur një kapitull të ri…Pse nuk pranuar ofertat e shumta gjatë janarit të këtij viti?

 

Ofertat  e janarit i refuzova sepse isha i angazhuar me U19 Partizani. Dua të falenderoj disa drejtues e Presidente klubesh të cilët me vlerësuan me ofertat e tyre, por natyrshëm nuk mund të lija në mes një punë të nisur tek të rinjtë e Partizanit. Shto këtu faktin që prioritet imi është nisja e punës me një ekip në fillim të sezonit per nje projekt serioz dhe me objektiva te qarta. Aktualisht jam në fazën e shqyrtimit të ofertave të para dhe telefonatave që më kanë mbërritur. Edhe ky është një process I vështirë sepse do më duhet të bëj një zgjedhje që është e rëndësishme për hapin e radhës në karrierë. Shpresoj të kem edhe pak fat, I cili është shumë I rëndësishëm shpesh në punën tonë. Thelbësore për mua është që të kem në dorë një klub me ambicie, që luan për të fituar, pasi unë jam tipi I trajnerit që motivohem edhe më shumë kur jam në presionin e rezultateve. Kjo gjë më motivon edhe më shumë.

 

4- Ju i përkisni një shkolle trajneresh të rinj që po tenton të zëvëndësoje natyrshëm emrat e vjetër në training? E shikoni të vështirë këtë proces?

 

 

Tregu është i egër dhe i vështire sepse ka konkurence dhe pak zgjedhje me projekte afatgjata.  Presidentet po besojne ne brezin e ri te trainerëve dhe ka plot shembuj ne superligë qe po bejne mire.

 

 

5-  Edhe Kosova është kthyer në një treg atraktiv për trajnetët? Ju intrigon futbolli kosovar?

 

Kosova ka bere shume mire me kombetaren dhe do shkoje larg keshtu. Por dhe kampionati vendas është rritur jo paqëllim e shume futbllista të superligës transferohen atje. Do me pelqente nese do me shfaqej një projekt serioz. Ne jemi profesionistë dhe natyrshëm puna jonë është të japim më të mirën nga vetja atje kun a vlerësojnë.

 

6-Ju keni luajtur shumë sezone jashtë vendit si futbollist. Tashmë me syrin e një trajneri, a mendoni se ka emra në Superiore që janë gati për të bërë hapin e madh për të luajtur jashtë dhe nëse po cilët janë ata?

 

Po ka lojtare qe mund te luajne edhe jashte, por kanë akoma nevojë të rriten profesionalisht që nga moshat që të përballen me stërvitjen e fortë dhe kulturën dhe rrespektimin e rregullave.

 

7- Vec trainingut, ju patët edhe një eksperience të rëndësishme televizive si analist në TV. Si do ta përkufizojë këtë eksperiencë?

 

Ishte nje eksperience fantastike ne Vizion plus, duke qënë përkrah njerëzve me përvoje në fushen e sportit, moderatorë e koleg analist. Emision profesionist do ta përkufizoja për atë që kanë nevojë të dëgjojnë teleshikuesit. Kuptohet që edhe mua profesionalisht me ka plotësuar me një tjetër dimension, atë të analizës së ndeshjeve nga jashtë, që natyrshëm është krejt tjetër nga emocionet e të qënit protagonist aktiv si trajner.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *