Subscribe

Dosja hetimore ndaj Klement Balilit, i cilësuar si “eksobari” i Ballkanit, apo baroni i drogës kalon për gjykim. Vendimi u mor nga gjyqtarja e krimeve të rënda Miliana Muça.

 

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i Balilit, Theodhori Sollaku i dorëzoi gjykatës kërkesën për gjykim të shkurtuar. Për shkak se vetë Balili nuk ishte i pranishëm, gjyqtarja kërkoi ndërprerjen e seancës për të bërë shoqërimin e tij në sallën e gjyqit për të kërkuar gjykimin e shkurtuar.

 

Por vendimi pritet te merret gjatë procesit gjyqësor.

 

Nëse Balili gjendet fajtor për 4 akuzat që po hetohet, me gjykimin e shkurtuar, ai përfiton uljen e 1 të 3-ës së dënimit.

 

Balili u vetëdorëzua në polici më 17 Janar, dy vite pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e krimeve të rënda e akuzon atë për 4 vepra penale.

 

Për trafikun e rreth 700 kg kanabis drejt Greqisë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, Pjesëmarrës në Grupin e Strukturuar kriminal, Refuzim për deklarimin, ose deklarimi i rremë i pasurive, si dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale.

 

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Balili mohoi akuzat, ndërsa në hetimet për të ka marrë pjesë edhe DEA amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *