Subscribe

Edhe pse Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë shoqatës kombëtare te gjyqtarëve për funksionimin  e Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ngritjen e organeve të reja të Vettingut, si KLGJ e KLP, përsëri ka vend për interpretim.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, gjyqtari Erjon Bani, thotë se nuk është e qartë nëse Këshilli i Lartë emëron apo shkarkon gjyqtarë dhe për këtë arsye, do t’i drejtohet sërish kushtetueses për të sqaruar vendimin e fundit.

 

Bani e cilëson piruet transitore shtyrjen pafundësisht të ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

 

Me herët Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve, te cilat kishin paditur në kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *