Subscribe

Rreth 30 mijë nxënës të klasave të pesta i janë nënshtruar këtë të premte provimit të integruar për vlerësimin e arritjeve të tyre.

Ata janë testuar për njohuritë në lëndën e gjuhës shqipe, matematikës dhe diturisë së natyrës.

“E mora me shumë frikë por pyetjet nuk ishin të vështira, them se kam dalë mirë”, u shpreh një nxënës.

 “Them se do kaloj, kisha mësuar por kishte dhe pyetje të vështira”, tha një tjetër.

“Jam e lumtur që e mbyllëm, bëra ato që dija, ishin pyetje nga klasa e katërt dhe e pestë”, tha një nxënës.

Prindërit shprehen se ky provim përmbyllës i ciklit fillor është i rëndësishëm për të kuptuar nivelin e nxënësve, pavarësisht se nuk është më notë por vetëm me pikë.

“Shumë mirë që bëhet se edhe fëmijët e marrin më sëriozosht por edhe unë si prind e di se deri ku arrin, ku ka më shumë nevojë të fokusohet më tej”,  u shpreh një prind.

Referuar rezultateve gjatë viteve të fundit, mësuesit sugjerojnë qe prindërit duhet të jenë më tepër bashkëpunues për të punuar me fëmijët. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *