Subscribe

Vrasja e mësuesit francez nga një 18-vjeçar ekstremist pasi kishte treguar në klasë karikatura të profetit Muhamed.

Ekzekutimi makabër ngjalli indinjata në Francë dhe më gjerë duke marrë një jehonë ndërkombëtare.

E ftuar në emisionin “Spotlight” në Vizion Plus, gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Klara Buda përmes një lidhjeje nga Franca shprehet se me skekutimin e mësuesit Samuel Paty, u vra shkolla dhe laiciteti.

Buda: Atmosfera është në mbështetje dhe në simpati maksimale me mësuesin  emasakruar. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm për faktin ethjeshtë se nuk shihet nga ana humane vetëm si një vrasje e një njeriu të pafajshëm, por sulmi ndaj tij është pare dhe ndjehet si sulm i një simboli të veçantisë dhe shpirtit republikan francez.

Republikan, jo si demokrat..

Dudushi: Qartë, në kuptimin e laicizmit dhe të vlerave

Buda: Të vlerave të republikës demokratike dhe të shpirtit të lirisë franceze.

Dudushi: Presidenti Macron ka folur që do të luftojë islamizmin separatist. Cfare nënkupton ai me këtë?

Buda: Po, islamizmi separatist shikohet në faktin që nuk bën pjesë më në vlerat republikane. P.sh. në shkollë mësohet. Je katolik.. je ortodosk..je musliman.. nuk ka rëndësi!

Është sistemi laik i shkollës, i ndërtuar që në kohën e Napoleonit, është ai që ka krijuar kombin francez në një farë mënyre. Dhe insistoj pak këtu, sepse vrasja e mësuesit është parë më tepër si vrasja e mësimdhënies. [Prandaj kjo ka prekur shumë francezët dhe kjo prek vetë shpirtin francez. Shkolla franceze është laike, është e lirë dhe është e detyruar. Pra qoftë shumica katolike, qoftë ortodokë, qoftë musliman, të gjithë këta shkojnë në të njëjtën shkollë republikane dhe kanë të njëjtin program. Pra, kur vritet mësuesi dhe kur flitet për lirin e shtypit është vrarë shkolla dhe laiciteti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *