Ish ministrja e Integrimit dhe Deputetja e LSI, Klajda Gjosha pohon se në rast se mazhoranca nuk pranon vettingun ne politike, e vetmja mundësi që i mbetet opozitës janë protesta masive. Këto qëndrime Gjosha në emisionin e mengjesit në Vizion Plus, “7 pa pesë”.

 

Sot kemi një nisëm konkrete, e cila qëndron në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, ajo ç’ka nevojitet sot nga mazhoranca është të thotë nëse është pro apo kundër  Vettingut të politikanëve. Më pas patjetër që do të vijë i gjithë diskutimi për mënyrën se si do të bëhet dhe të gjitha me radhë. Por sot është shumë e qartë, jemi pro apo kundër, pra do ti hapim rrugën ndryshimeve kushtetuese që do na çojnë në këtë nisëm konkrete, apo do ta bllokojmë dhe këtu do të mbyllet e gjithë nisma opozitare, e cila nuk do të ishte mirë të mbyllej këtu. Sepse ashtu sikundër është deklaruar nga opozita e bashkuar tashmë, nëse këto dyer do të mbylleshin për Vettingun në politikë, besoj që rruga jonë e vetme më pas do të jenë protestat masive në të gjithë vendin.

 

Deputetja e LSI, pohon se është e domosdoshme të kemi një vetting në politike që do të shërbeje për të hetuar fshehjen e mundshme të pasurisë apo edhe për të ndarë politiken nga krimi.

 

Për mua fjala Vetting është një shpikje le të themi për sistemi shqiptar, pasi nuk funksiononte asgjë, nuk funksiononte drejtësia, nuk funksiononte sistemi i pavarur në këtë vend, biznesi kuptohet se si operon në të gjitha kushtet, koncesionet se si jepen, politikanët që në 30 vite e kanë bërë në të vërtetë jetën e qytetarëve shumë herë më të vështirë se sa ç’duhet ta kishin ata dhe në këto kushte ka pasur një shpikje para disa vitesh për këtë fjalën e shumëpërfolur Vetting.  Në një vend tjetër nuk do ishte normale të bëhej Vetting nga asnjëlloj trupe, përveçse kur kemi një rast të dyshuar, i cili paraqitet para gjyqësorit dhe gjyqësori duhet të merret me individin përkatës. Por në këto momente kur qytetarët nuk kanë më asnjë besim, pra e kanë humbur shpresën dhe besimin e tyre te politika, dhe të gjithë sa herë flitet për politikanët po të shkosh perceptimin e qytetarëve, është një perceptim që edhe në që jemi pjesë e politikës, të bën të ndihesh keq. Pse? Sepse është gjithmonë ai perceptimi kanë vjedhur, kanë mashtruar, kanë bërë çfarë kanë dashur, janë të korruptua, janë kriminelë, kanë lidhje me krimin, po është e pamundur që të jetë të gjithë njësoj. Ashtu sikundërse në një familje, edhe pse jemi pjesë e një gjaku, nuk jemi të gjithë njësoj, edhe në politikë nuk mund të jemi ashtu.Ndaj është e rëndësishme që edhe në Shqipëri të ndahet njëherë e mirë klasa politike, të ndahen ata që me të vërtetë kanë lidhje me krimin e organizuar dhe që e mbajnë peng shtetin.

Patjetër, ligji për dekriminalizimin ka funksionuar deri në një farë pike. Me pas u pa që sërish krimi i organizuar e ka mundur politikën, e ka mundur ligjin, ashtu sin ë nivele botërore që gjithmonë është një hap përpara se ndryshe nuk do të ishte në këto nivele që është dhe ka mundur sërish të depërtojë në politikë dhe në të gjitha sferat e jetës. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që të kemi një Vetting në politikë, të mirëfilltë, si për fshehjen e pasurive, gjithçka që është diskutuar për gjyqtarët dhe prokurorët, por mbi të gjitha ajo ç’ka është më e rëndësishme sot është lidhja e politikës me krimin. 

 

Gjosha e cila ka drejtuar në mandatin e kaluar, një ministri të rëndësishme si ajo e Integrimit Europian thotë se ndien keqardhje që ky proces nuk është një objektiv primar i kësaj qeverie.

 

Unë kam keqardhje kur flas sot për procesin e integrimit europian. Kanë mbetur dhe rreth 7 muaj përpara raportit, përpara se ne të dorëzojmë raportin, sepse kanë kaluar muajt. Ka kaluar dhe vera. Ka kaluar edhe show i jashtëzakonshëm që ne kishim për çeljen e negociatave e cila nuk ishte absolutisht asnjë çelje por ishte për të thënë që filloni punën sepse qershori tjetër do të jetë ai ku ju do të kuptoni nëse i keni çelur apo jo negociatat. Unë nuk shoh edhe asnjë fjali të vetme të përmendur nga qeveria për sa i përket këtij procesi. Dhe është për të ardhur keq. Ende nuk ka grupe pune. Pra nëse do të kemi negociata vitin tjetër kush janë njerëzit që do ta bëjnë. Se procesin e bëjnë njerëzit. Nuk bëhet as me fjalë as me letra. Ne mund të shkruajmë strategji sat ë duam. Kam shkruar edhe unë dhe ja kam lënë gati Z. Bushati strategjinë e negociatave. Çështja është tek njerëzit.Shkatërrimi që iu bë ministrive mori me vete dhe shumë njerëz të cilët kishin themeluar këto institucione. Kishin dhe memorie institucionale. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për militantë partie. Bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë, ekspertë që kanë një eksperiencë të caktuar në pozicionin e punës. Kroacia ka përdorur mbi 10 mijë ekspertë të jashtëm, pa menduar për ata ekspertë të cilët ishin pjesë e institucioneve dhe që kanë qenë pjesa më kryesore e shtyrjes përpara të procesit. Më thoni mua cila është lista e sotme e ekspertëve të jashtëm shqiptarë që do të bëhen pjesë e procesit që do të negociojnë. A janë këta duke u trajnuar? E dini ju që gjuha europiane është totalisht ndryshe nga e përditshmja jonë apo anglishtja e thjeshtë që mund të flasim ne më njëri-tjetrin.

 

Klajda Gjosha pohon se zgjedhjet brenda BE-së, e vështirësojnë edhe më shumë procesin e integrimit të Shqipërisë pasi, sipas saj, ne nuk e dimë se kush do jenë personat që do merren me çështjet e caktuara. Megjithatë ish ministrja pohon se vendi ynë duhet të vazhdojë procesin e reformave dhe për më tepër duhet të bëjmë zgjedhje të denja për një vend europian.

 

Në nuk e dimë cili do të jetë Komisioni Europian, cilët do të jenë ata individë të cilët do të jenë përgjegjës për zgjerimin e Shqipërisë, sepse edhe drejtoritë përkatëse ndryshojnë personat që merren me shtete të caktuara që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së. Edhe ata ndryshojnë me zgjedhjen e Parlamentit Europian. Ndaj edhe është shumë e rëndësishme që ne të ecim me ritmet tona. Pra ne duhet të vazhdojmë në procesin e reformave. Ne duhet të vazhdojmë të jemi seriozë me partnerët tanë. Ne nuk jemi seriozë. Ne lidhim marrëveshje dhe pastaj sjellim në Kuvend po të njëjtat marrëveshje për t’i shtyrë ato sepse nuk i kemi implementuar në kohën e duhur. Sepse kemi harxhuar paratë e qytetarëve europianë, të taksa paguesve të tyre dhe më pas kërkojmë shtesa sepse ka shkuar keq projektimi e kështu me rradhë. Ne nuk jemi seriozë. Pra ne duhet ta fillojmë njëherë nga vetja dhe më pas të merremi me zgjedhjet e Parlamentit Europian. Dhe për të mos harruar ne kemi edhe zgjedhjet tona, që janë zgjedhjet lokale. Ne kemi dhe një problem të jashtëzakonshëm që sa herë ka zgjedhje shteti nuk funksionon në një mënyrë abstrakte.

Gjosha iu përgjigj edhe interesimit të moderatorës Pranvera Borakaj në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar.

 

Unë besoj se të gjithë e kemi parë dje se çfarë ka ndodhur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Për mua ishte shokuese gjithë sjella e mazhorancës për një arsye të vetme sepse ne kemi një Kushtetutë mbi bazën e të cilës funksionon i gjithë sistemi, institucionet, ligjet e këtij vendi. Dhe të shkelësh Kushtetutën, duke e njohur atë aq më tepër, bëhet fjalë për parlamentar, njerëz që punojnë me Kushtetutën dhe me ligjet çdo ditë të jetës, është e pafalshme e patolerueshme. Bëhet fjalë për ligjin e Teatrit, dekretin e Presidentit i cili e ktheu sërish në Kuvend. Mazhoranca pranoi dekretin e Presidentit, pra në të gjitha mënyrat pranoi  me fjalë dhe me votë që ligji ishte antikushtetues, që ishte vjedhje e hapur e pronës publike. Që ishte në shkelje të plotë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për sa i përket konkurrencës së lirë, garës së shumë kompanive për të marrë pjesë në një tender të hapur. Të gjitha këto mazhoranca i pranoi dje. Ajo çka ne nuk mund ta besonim ishte pikërisht fakti kur në momentin kur Kushtetuta thotë ju ose pranoni ose e rrëzoni dekretin e Presidentit. Këtu mbyllej seanca e djeshme. Ndodhi e papranueshmja pasi ligji kishte rënë filluan të shpjegoheshin amendimet që do të bëheshin ligj. Besoj që ky është një rast i cili jo vetëm nuk duhet të përsëritet më në jetën parlamentare, që është për të ardhur keq se parlamenti çdo ditë e më shumë  kthehet në një teatër dhe jo në një institucion serioz se duhet të jetë i tillë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *