Kërkesa e Parlamentit holandez për rikthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për Shqiptarët ishte tema e diskutimit në studion e “Real Story” në Vizion Plus.

Sokol Dedja, Zv. Minister per Evropen dhe Punet e Jashtme tha se ky akt I parlamentit është I pabazuar në shifra dhe fakte.

 

“Akti i Parlamentit te Holandes, eshte i pabazuar ne fakte. Te gjithe shifrat tregojne qe nuk ka rritje te kriminalitetit apo te kerkesave per azil.”

 

Ndërkohe ish ministri I Jashtëm, Paskal Milo pohoi se vëmendja e qeverisë duhet të ishte më e madhe për këtë votim ndonëse edhe qëndrimi I opoztës sipas tij është I tepruar.

Vemendja e Qeverise do duhet te ishte shume me e madhe per kete vendim. Edhe qendrimi i opozites eshte i tepruar. Nuk duhet te tregoje nje militantizem kunder Shqiperise

 

Por sa mund të ndikojë kjo kërkesë e parlamentit holandez në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe hapjen e negociatave në qershor?

 

Paskal Milo  mendon se ky votim mund ta dëmtoje rrugëtimin europian të vendit tonë.

 

Duhet te jemi te qarte, padyshim qe ky vendim e demton imazhin e Shqiperise dhe vendimin qe pritet te merret per hapjen e negociatave.

 

Gjë të cilën në fakt e pranoi edhe vetë zv.Ministri Sokol Dedja.

 

Sigurisht qe ndikon ky votim, ne vendimin per hapjen e negociatave, por jo per shkak te faktit se Shqiperia nuk i permbush kriteret per hapjen e negociatave.

 

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ishte me e prere në këtë diskutim teksa tha se Shqipëria e ka humbur trenin për hapjen e negociatave në qershor pas vendimit të fundit të parlamentit holandez.

 

Parlamenti i Holandes do te kete nje diskutim te posacem per Shqiperine lidhur me vendimin per hapjen e negociatave. Me kete vendim, e humbim trenin e integrimit evropian.  Diskutimi ne Parlamentin e Holandes, per mua deshmon qe ka deshtuar bashkepunimi i autoriteteve shqiptare me ato te vendeve te Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *