Shkupi do të jetë sonte qendra e vëmendjes së miliona tifozëve të Real Madrid dhe Manchester United, të cilët do të luftojnë për trofeun e superkupës se Europës 2017. Kryeqyteti i Maqedonisë ka privilegjin të ketë në arenën kombëtare gjigandët e futbollit europian, por edhe mijëra turistë. Tifozë nga Madridi janë në pritje të fitores së Realit mbrëmjen e sotme.

 

Ja si shprehen disa nga tifozët e huaj që janë në Shkup:

 

“Real Madridi është skuadra më e mirë. Ne presim fitoren por edhe Manchester United është një skuadër e fortë. Unë vij nga Spanja. E ndjek Realin kudo që luan në botë. Njerëzit këtu duken mjaft miqësorë. Kam njohur njerëz vërtet të mirë që e mbështesin Real Madridin”, thotë një tifoz.

“Unë jam Devid dhe kam ardhur këtu si mbikëqyrës për ndeshjen. Më pëlqen vërtet njerëzit dhe kultura këtu. Por shoh edhe shumë mbështetës të Machesterit dhe ata presin fitoren e kësaj skuadre sonte”, është shprehur një mbikqyrës i ndeshjes.

“Shpresoj që djemtë të jenë gati për këtë ndeshje të fortë. Real Madridi është një skuadër e fortë sonte dhe kanë shumë mbështetës këtu në Shkup. Atmosfera është e mrekullueshme, pak vapë por mirë. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe është një vend fantastic”, ka thënë një tifoz i Realit.

 Vetëm gjatë dy ditëve të fundit në vend kanë hyrë rreth 66 mijë shtetas të huaj, duke e shdërruar Shkupin në qytetin më të vizituar për muajin gusht. Shumë prej tyre nuk kanë gjetur akomodim, dhe kanë zgjedhur të strehohen në vendet fqinje.

 

 

Një atmosferë e jashtëzakonshme ka pushtuar qytetin e shkupit vetëm pak orë para ndeshjes. Shumë qytetarë maqedonas dhe turistë janë gati për të ndjekur finalen e shumëpritur.

 

 

Ndërkohë, autoritetet maqedonase, kanë vënë në gadishmëri rreth 2000 forca policie. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin sa më shumë daljet e panevojshme, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.

 

 

Sheshet e Shkupit janë zbukuruar me flamuj të Manchester Unitedit dhe Real Madridit, ndërsa në sheshin “Maqedonia” është organizuar fan-zone ku gjatë tërë ditës zhvillohen aktivitete të ndryshme për të gjithë adhuruesit e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *