E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 57 minuta më parë
Video · Vendi

Kitaroviç merr çelësin e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë çelësin e qytetit Presidentes së Kroacisë. Kolinda Grabar-Kiatroviç, tha se kryeqyteti shqiptar ka ndryshuar shumë që prej herës së parë që ajo e ka vizituar.

 

 “U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti”

 

Reklamë

Veliaj ka vlerësuar rolin e Kroacisë ne rajon dhe mbështetjen e saj për rrugën e integrimit te Shqipërisë.

 

 “Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim”

 

Kryebashkiaku Veliaj e presidentja Kitaroviç kanë vizituar edhe Parkun Europa, ku mbollën edhe një pemë.

Më shumë video

Reklamë