E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 17 minuta më parë
Video · Vendi

Kitaroviç: Duhet bashkim kombëtar që Shqipëria të anetarësohet në BE

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shqipëri, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic mbajti një fjale përshëndetese në kuvendin e Shqipërisë.

 

“Shumë shqiptare kanë sakrifikuar mjaft për Kroacinë gjatë luftës dhe ne nuk e harrojmë këtë. Kroacia është një shembull I shkelqyer I bashkëjeteses mes pakicave. Shqiptarët janë qytetare të integruar plotësisht në shoqërine kroate.”

 

Reklamë

Kitarovic në fjalën e saj u shpreh se Kroacia është e angazhuar që të forcojë edhe më tej marrëdheniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Ajo premtoi mbështetje për Shqipërinë nga Kroacia në cdo sfide, sidomos në procesin e integrimit europian duke përshëndetur arritjet e deritanishme. Kitarovic tha se duhet bashkim kombëtar për procesin e anëtaresimit të vendit në BE.

 

Kitarovic shtoi se Kroacia I jep një rëndësi të madhe paqes dhe stabilitetit në Europen Juglindore dhe Shqipëria është faktor I rëndësishëm në këtë drejtim.

 

Duke folur për zhvillimet e brendshme ne Shqipëri, presidentja Kroate tha se vetting do të rrisë ndjeshëm besimin e qytetareve tek institucionet e drejtësisë.

Më shumë video

Reklamë