E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishte hapur laborator dentar pa licensë, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 51-vjeçar me inicialet I.A., pasi është konstatuar se kishte një laborator dentar pa licensë për ushtrimin e profesionit dhe pa kasë fiskale.

 

Gjatë kontrollit të biznesit të 51-vjeçarit, blutë e Shkodrës kanë gjetur të punësuar dy persona, njëri prej tyre shtetas turk, i paregjistruar.

 

“Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licensë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale. Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë. Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse”, thuhet në njofimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë