Një studiues i mirënjohur kinez për të cilin u tha se kishte gjetur disa fakte shumë domethënëse për koronavirusin raportohet të jetë vrarë. Sipas mediave të huaja, ngjarja duket si vetëvrasje.

Dr. Bing Liu, 37 vjeç, u ekzekutua në shtëpinë e tij të shtunën pasdite. Raportohet se një burrë i identifikuar si 46-vjeçari Hao Gu dyshohet të jetë autori që u fut në banesën e tij dhe hapi zjarr.

Liu u godit me plumba në kokë e qafë dhe më pas vdiq. Gruaja e tij nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi ngjarja, ndërsa mësohet se studiuesi nuk kishte fëmijë.

Sipas policisë, Liu dhe Gu e njihnin njëri-tjetrin para vrasjes. Asgjë nuk është raportuar e humbur nga shtëpia e 37-vjeçarit.  

Bing Liu ishte një asistent kërkimesh në Departamentin e Biologjisë Informatike dhe Sistemeve të UPMC, sipas një deklarate të lëshuar nga punëdhënësi i tij që njoftoi vdekjen e tij të parakohshme.

“Bing kishte filluar të gjente rezultate shumë interesante gjatë kërkimeve të tij. Ne do të bëjmë përpjekje për të përfunduar atë që ai nisi”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *