Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë në Itali, pasi u kapën me disa doza kokaine.

 

Në pranga përfunduan Erald Zefi, 33-vjeç dhe Massimo Zanettino, 43-vjeç, të cilët nuk regjistrohen si të punësuar. Të arrestuarit kishin fshehur drogën brenda një çakmaku, që pasi ishte zbrazur nga gazi, ishte përdorur si enë për dozat.

 

Droga e fshehur në çakmak u zbulua nga autoritetet italianë gjatë kontrollit që ata ushtruan në banesë. Ata kishin fshehur 11 doza me një peshë prej rreth 5.5 gram.

 

Po ashtu, u gjetën edhe një peshorë elektrone, dy smartphone dhe një fletore me emra dhe numra të shënuar. Këto emra dyshohet se janë klientët tek të cilët shpërndanin lëndën narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *