Një 43-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi policia i gjeti dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

 

E.D banues në lagjen “Donika Kastrioti”, dyshohet se shpërndante lëndë narkotike dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat e Policisë goditën edhe një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, në qytetin e Beratit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– E.D., 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *