Tre të rinjë kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi kishin kryer disa vjedhje gjatë këtij muaji.

 

Sipas policisë tre të rinjtë e arrestuar janë shtetasit:

 

K.D, 18 vjeç, banues në Fier

O.L, 15 vjeç, banues në Fier

K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier.

 

Tre të rinjtë, sipas policisë ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës pasi kishin kryer disa vjedhje në Fier e Lushnje.

 

Konkretisht, shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë vjedhur:

 

  • Një furr buke në lagjen “Apollonia”, Fier.
  • Portofolin e shtetases A.H në Lushnje
  • Një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier.
  • Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier.
  • Një telefon të markës “IPHONE 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier.
  • Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier.
  • Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier.
  • Një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *