E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kishin gati për shitje qindra doza heroinë, pranga tre fierakëve

 

Polici e Vlorws në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në kwtw qytet vinin shtetas nga Fieri të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Circle” ku u arrestuan ne flagrance Jetnor Xhelaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Visokë-Fier, Arjan Mejdani, 44 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier, (iu sekuestruan në banesë 17 doza kanabis) dhe Reni Hasanaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në Ballsh-Fier.

Këta shtetas e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal të shpërndarjes së heroinës kryesisht pranë poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë.

Në momentin e kapjes nga Policia, shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 420 doza heroinë, 2000 dollarë të falsifikuar, 25 tableta metadon, 1 peshore elektronike si dhe mjeti tip ”Audi”, me të cilin qarkullonin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë