E mërkurë, 21 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kishim informacione për një tjetër 21 janar”, Rama: Policia nuk futet në turmë për të bërë balet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se autoritetet kanë pasur informacione për skenarë të mundshëm dhune gjatë protestave, përfshirë një tentativë për të provokuar një ngjarje të ngjashme me 21 Janarin. Gjatë deklaratës së tij, Rama tha gjithashtu se është neutralizuar një sulm me dron të pajisur me eksploziv ndaj Kryeministrisë, ndërsa theksoi se shumica e të lënduarve janë efektivë të Policisë së Shtetit.

 “Ne kemi pasur informacione edhe për skenarë më të këqinj, për të provokuar një tjetër 21 Janar, për ta provokuar policinë, për të provokuar mbrojtësit e institucioneve për të reaguar duke krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin. Kemi neutralizuar edhe sulm me dron me eksploziv me dron ndaj Kryeministrisë.

Reklamë

Në çdo tre të lënduar, dy janë policë. Jemi totalisht në mbrojtje si shtet, policia është në mbrojtje dhe kush ankohet se ishte aty paqësisht duhet të ikë dhe të distancohet nga ata që janë me gurë, me maska, se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin.

Kush rri rreth tyre është me ata, nuk është me paqen. Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë një konflikt me ligjin, thjesht mbulimi. Kush nuk do protestë që të marrë përgjigje me gaz lotsjellës nuk ka nevojë të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos vandalizojë dhe nuk ka nevojë për gaz.

Sot nuk jemi vetëm, është e gjithë Evropa demokratike nën këtë sulm. Ne i kemi edhe shembujt, kemi pritur t’i bëjnë ata më parë, që mos thoshin se po shtrëngojmë liritë demokratike”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.