Tajfuni Lekima në Kinën lindore, ka shkaktuar të paktën deri më tani 44 të vdekur.

 

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave tha se më shumë se një milion njerëz ishin evakuuar në provincat Zhejiang dhe Jiangsu për shkak të tajfunit.

 

Ndërkohë autoritetet theksojnë se stuhia ka vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të hëne, duke grumbulluar miliarda dollarë dëme ekonomike dhe prishur infrastrukturën rrugore.

 

Lekima, tajfuni i nëntë i Kinës këtë vit, pritet të aktivizohet sërish përgjatë vijës bregdetare në provincën Shandong, duke shkaktuar më shumë anulime fluturimesh dhe mbylljen e disa autostradave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *