Autoritetet kineze i druhen nje katastrofe te mundshme mjedisore per shkak te një anije cisterne qe vazhdon te derdhe nafte ne det dy dite pas përplasjes me nje anije transporti mallrash.
Nje trup është gjetur, ndërsa nuk është zbuluar identiteti dhe vazhdon operacioni i kërkim shpëtimit per 31 persona te tjerë te humbur. Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit qe tentuan te afrohen tek anija nuk ja dolën dot per shkak te reve te dendura toksike nga djegia e naftës.
Anija cisterne ishte e mbushur me nafte te kondensuar dhe qe është shume me e rrezikshme per ambientin se sa nafta e zakonshme bruto.





