E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina vijon stërvitjen rreth Tajvanit, nuk përjashtohet përdorimi i forcës për të marrë ishullin

Kina po vijon stërvitjen ushtarake përreth ishullit të Tajavnit.

Manovrat e nisura të enjten janë konsideruar si ndëshkim për ato që Pekini i ka quajtur akte separatiste të presidentit të sapozgjedhur të Ishullit.

Stërvitjet përfshijnë njësi ushtarake kineze të forcave ajrore, raketa, marina dhe roja bregdetare të cilët janë vendoisur në ujwrat rreth Tajavnit.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se stërvitjet po testojnë aftësinë e ushtrisë së saj për të marrë pushtetin dhe për të pushtuar zona kyçe, në përputhje me qëllimin përfundimtar të Pekinit për të aneksuar Tajvanin.

Reklamë

Si kundërpërgjigje, ministria e mbrojtjes së Tajavnit ka mobilizuar dhe po mban në gatishmëri forcat e saj të armatosura.

Qeveria dhe populli i Tajvanit kundërshtojnë sundimin kinez, por presidenti Xi Jinping nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë ishullin.

Inteligjenca perëndimore ka të dhëna se udhëheqësi kinez ka kërkuar që ushtria e tij të jetë e aftë për një pushtim deri në vitin 2027. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë