E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina përgënjeshtron lajmin/ Mjeku nuk ka vdekur

Mjeku Li Wenliang nuk ka vdekur. Lajmin e përgënjeshtroi Spitali Qendror i Ëuhan në një postim në rrjetet sociale. Spitali pranoi se ai është infektuar me koronavirus, por nuk ka vdekur. Atij i ka ndaluar zemra për pak çaste, por nuk ka ndërruar jetë.

 

Reklamë

“Gjatë luftës kundër koronavirusit, për fat të keq u infektua Li Wenliang,  një okulist i spitalit tonë. Ai aktualisht është në gjendje kritike dhe ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta shpëtuar.”

 

Këtë të enjte të gjitha mediat vendase dhe ato të huaja përhapën me shpejtësi lajmin se mjeku kishte gjetur vdekjen prej virusit kinez. Madje, edhe Organizata Botërore e Shëndetit u shpreh e pikëlluar për këtë lajm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë