Kina u shpreh sot se mosrespektimi i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) mund të çojë në luftë tregtare, një koment i tillë vjen pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump kundër këtij organi ndërkombëtar.

 

Administrata Trump kritikoi ashpër OBT në fillim të marsit në një dokument zyrtar, duke e cilësuar të paaftë për të penguar praktikat tregtare të pandershme. Amerikanët nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejtë nën autoritetin e vendimeve të OBT, u shpreh në këtë mënyrë institucioni ekuivalent i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme amerikane (USTR), duke konfirmuar se ka si prioritet mbrojtjen e sovranitetit të SHBA-së.

 

“Nëse anëtarë të OBT-së injorojnë rregullat e miratuara nga ato vetë për interes të tyre dhe refuzojnë të zbatojnë vendimet e tyre për mosmarrëveshjet, atëherë sistemi tregtar do të ketë vetëm emërtimin shumëpalësh”, u kundërpërgjigj sot gjatë një konference shtypi, Sun Jiwen, zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.

 

“Mundet të kemi gjithashtu një përsëritje të luftës tregtare të viteve 1930”, vijoi ai, sipas një ritranskriptimi të publikuar në web-in e Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *