Subscribe

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, përgjegjëse te dyja bashke per 40 perqind te emetimit te gazrave karbonike ne Bote, kane ratifikuar marrëveshjen per klimën te sigluar ne Paris. Nje veprim i tille eshte kryer pak përpara startit te Samitit te G-20 ne qytetin e Hangzhu ne Kine. Dhjetorin e vitit te kaluar, shtetet e zhvilluara rane dakord te ulin emetimin e gazrave te dëmshëm per te frenuar rritjen e temperaturave. Marrëveshja e Parisit vlerësohet si jetike ne luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ajo do te hyje ne fuqi vetem pasi te ratifikohet nga te paktën 55 shtete, te cilet se bashku prodhojnë 55 perqind te garzave te dëmshëm ne nivel global. Por ne te vërtetet ratifikimi nga dy gjigandet e ekonomisë botërore eshte hapi me i madh qe e ben realitet zbatimin real te saj. Nje veprim i tille nga Kina dhe SHBA do te shërbeje edhe si nje mjet presioni per vendet e tjera te G-20 per te shtyre përpara drejt ratifikimit te marrëveshjes se Parisit. Hapi eshte përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm i OKB-se, Ban ki Mun, qe ka vlerësuar presidentin Obama dhe homologun e tij kinez per lidershipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *