E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kina, apel presidentit të SHBA: Trump të mos përkeqësoje situatën

FILE - In this April 7, 2017 file photo, President Donald Trump, left, and Chinese President Xi Jinping walk together after their meetings at Mar-a-Lago, in Palm Beach, Fla. China says President Xi has stressed the need for an end to North Korea's nuclear weapons program in a phone discussion with Trump that followed tweets from the U.S. president urging China to play a more active role. Xi told Trump that China insists on peace and stability on the Korean Peninsula and advocates resolving the problem through peaceful means. He said China would maintain "communication and coordination" with Washington over it. The two leaders spoke Tuesday night, April 11, 2017, Washington time. (AP Photo/Alex Brandon, File)

Pas thirrjeve të vazhdueshme të Uashingtonit për mbështetjen e Kinës kundër Koresë së Veriut, presidenti kinez Xi Jinping, përmes një telefonate, i bën thirrje Donald Trump që të shmangë tonet e ashpra dhe të mos e përkeqësojë me tepër situatën mes dy vendeve.

 

Tensionet e gjata mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut u rriten kur vendi komunist testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik. Vendimi i OKB-së për të zgjeruar sanksionet solli reagime të ashpra nga Pheniani.

 

Reklamë

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë shumë të mëdha” nëse ndodh ndonjë gjë në territorin amerikan të Guamit. Trump theksoi se SHBA-të mund të imponojnë sanksione të mëtejshme, “aq të forta sa do të rrëzojnë” Korenë e Veriut.

 

Nga ana tjetër, Kina po përpiqet të ruajë neutralitetin në një kohë kur tensioni mes Uashingtonit dhe Phenianit ka arritur pikën më kritike. Frika e një sulmi bërthamor nga të dyja palët ka bërë që Kina të saktësojë qëndrimin e saj duke u pozicionuar kundër fillimit te konfliktit ushtarak mes palëve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë