Kim thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën!
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kërkoi angazhim për zgjedhje të lira edhe nga votuesit shqiptarë.
Gjatë një konferece të zhvilluar nga “KRIIK Albania”, Kim apeloi qytetarët që mos pranojnë para në këmbim të votës së tyre.
Ajo e ndali theksin edhe bërja publike e financimeve të partive.
“Votuesi shqiptar ë duhet të mbajë përgjegjësi duke mos marrë para për votën dhe duke mos votuar kriminelë. Qytetarët janë ata që kanë pushtetin për të vendosur njerëzit në kuvend. Edhe shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm. Ata kontribuojnë edhe përmes studimeve dhe rekomandimeve. Këto zgjedhje duhet ta bëjnë Shqipërinë krenare dhe të ndërtojnë një sistem më të mirë zgjedhor duke respektuar rekomandimet. Këshilli Politik mori hapa të rëndësishme për ligjin zgjedhor gjatë verës dhe ky ishte një hap shumë i rëndësishëm për integrimin evropian dhe tani po ndjekim zbatimin, për të siguruar që zgjedhjet për parlamentin e ri të jetë të lira e të ndershme.”




