Subscribe

Më pak se një muaj nga përzgjedhja e pasuesit të Arben Krajës në krye të SPAK, amabasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po takohet me përfaqësuesit e drejtpërdrejt të zbatimit të reformës në drejtësi.

 

Në twitter, ambasada amerikane bën me dije se mes diplomates së lartë dhe Ulsi Manjës u fol për arritjet në drejtësi.

 

AMBASADA E SHBA NE TIRANE

 

Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE. Ambasadorja theksoi sërish që Presidenti Biden në Qershor 2021 e identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor të sigurisë kombëtare, sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, progresin dhe demokracinë.

 

Takimi me Ministrin e Drejtësisë vjen në të njëjtën ditë me deklaratat e forta të Yuri Kim. Të martën në twitter, ajo shkroi se ka përpjekje për të manipuluar garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK. Diplomatja e lartë bëri thirrje për një proces të rregullt, pa ndërhyrjen e atyre që shfrytëzojnë metodat e vjetra të manipulimit dhe që janë kundërshtarë të reformës në drejtësi.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i pyetur për deklaratat e Yuri Kim, tha se socialistët shqetësohen për çdo veprim që synon të cënojë zbatimin e reformës në drejtësi.

 

NIKO PELESHI

 

MINISTER I MBROJTJES

 

Çdo ngjarje e pakëndëshme apo vëmendje e shtuar e kërkuar për ta imunizuar nga ndikime apo deformime të procesit patjetër që shetëson njëlloj edhe qeverinë shqiptare dhe ne jemi në krahun e përsosjes së reformës së drejtësisë.

 

Në garën për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë tre prokurorë. Ata janë Adnan Xholi, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Deri në 18 dhjetor kur i mbaron mandati tre vjeçar Arben Krajës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë dëgjuar platformat dhe zgjedhur me shumicë votash një prej tre kandidatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *