E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kim reagon për riatdhesimin e fëmijëve: E mrekullueshme, të kthehen të gjithë shtetasit nga Siria

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim reagoi për kthimin në Shqipëri të katër fëmijëve dhe një gruaje nga Siria. Kim bëri apel në “Tëitter” që të punohet që të gjithë shtetasit të kthehen në atdhe.

 

“E mrekullueshme t’i shohësh këta fëmijë të pafajshëm të çliruar nga ISIS. Shpresoj se do të ndiqen hapat e tjerë. Qeveritë duhet të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Siria në mënyrë që ata të rehabilitohen dhe, kur është e justifikuar, të përballen me drejtësinë.”

 

Reklamë

Kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se në fazën e dytë do të kthehen edhe shtetas të tjerë shqiptarë, që janë lokalizuar se ku ndodhen në kampin Al Howl në Siri.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë