Ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilloi një takim këtë të martë me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

 

Teksa postoi një foto nga takimi në rrjetet sociale, Kim tregoi porosinë që i ka dhënë Tushës.

 

“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *