E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kim nxjerr “foton e ditës”: Mbështetja e SHBA dhe BE për Shqipërinë, më e fortë se kurrë

Ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë publikuar një foto, të ulur përballë njëri-tjetrit, të cilën e konsiderojnë “foto të ditës”.

Përmes një postimi në “Facebook”, diplomatja amerikane përcjell mesazhin se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.

“Foto e Ditës. Shumë sfida përpara nesh-zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, deklaron Kim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë