E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kim Kardashian së shpejti me një profesion të ri

Kim Kardashian West, do të studiojë ligjin e kriminalistikës.Kim ka folur në një intervistë për “Vogue” për provimin që mund të japë së shpejti, për të studiuar ligjin dhe për t’u bërë ndoshta një avokate e zonja në fushën e reformës në drejtësi.

 

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

 

Reklamë

38-vjecarja tha se është frymëzuar nga rasti i gjyshes Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm për drogë, por Kim arriti ta lironte.Kim nisi stazhin në një firmë lirgjore në San Francisco, në mënyrë që të përgatitej për provimin dhe tani studion 18 orë në javë me dy avokatë.

 

Kanye West nuk çuditet me këtë zgjedhje pasi sipas tij, ajo gjithnjë e ka pasur brenda vetes këtë aftësi. Në verë ajo do të bëjë atë që quhet “baby bar”, një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet./Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë