E premte, 18 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Bota

Kim Jong Un kontrollon lëshimin e armës së re bërthamore

Ilustrim · Vizion Plus

Koreja e Veriut duket se nuk ka hequr dorë nga raketat bërthamore. Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri testimin e një lloji të ri të armëve të prodhuar në Phenian, i pari që nga samiti i dytë me Donald Trump i cili përfundoi pa një marrëveshje.

 

Mediat koreano veriore nuk e kanë saktësuar se për çfarë arme bëhet fjalë, nëse është raketë apo një lloj tjetër, por vetëm e kanë përshkruar shkurtimisht: “Një armë të komanduar taktike”.

 

Lideri i vendit komunist Kim Jong Un tha se “përfundimi i zhvillimit të sistemit të armëve është një  ngjarje me rëndësi shumë të madhe në rritjen e fuqisë luftarake të ushtrisë së Koresë së Veriut.”

 

Megjithatë arma e re është një raketë me rreze të shkurtër ndryshe nga raketat balistike me rreze të gjatë të cilat shiheshin si kërcënim për SHBA-të.

 

Ky është testimi i parë i një arme që pas dështimit të samitit të dështuar mes Kim Jong Un dhe Donald Trump në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Bisedimet nuk patën sukses rreth denuklearizimit të Koresë së Veriut, dhe dy liderët u larguan papritmas, duke mos ndjekur më axhendën e bisedimeve.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh