E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kim Jong Un i dërgon mesazh “pajtues” Trumpit

Korea e Veriut ka dërguar një mesazh “pajtues” tek Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përderisa të dyja vendet vazhdojnë konfliktin rreth negociatave bërthamore, ka njoftuar një gazetë e Koresë së Jugut.

 

Reklamë

Gazeta “Chosun Ilbo”, duke cituar burime diplomatike njoftoi më 31 dhjetor se Kim Jong Un dërgoi “një letër” tek presidenti i SHBA-ve, e cila u dorëzua më 28 dhjetor, përmes një kanali të paspecifikuar.

 

Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk ka komentuar menjëherë raportin.

 

Uashingtoni dhe Pheniani janë përfshirë në një bllokadë në negociatat mbi procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut dhe heqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

 

Kim dhe Trump u takuan më 12 qershor në Singapor, ku deklaruan se do të ndodhë një “denuklearizim i plotë” mirëpo pa dhënë detaje se kur dhe si do të ndodhte.

 

Më 20 dhjetor, Koreja e Veriut tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga armët e veta bërthamore në rast se Shtetet e Bashkuara nuk e largojnë kërcënimin e vet bërthamor./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë