Politikë
Kim jep mesazhin: SPAK do të japë më shumë rezultate! Askush s’është mbi ligjin

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim njoftoi se sot zhvilloi një takim me shefin e seksionit të krimit të organizuar të SPAK, Altin Dumani.
Reklamë
Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane vlerësoi punën dhe rezultatet e SPAK.
“Unë u takova sot me Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet e shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




