E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kievi zgjohet me shpërthime të fuqishme/ Zelensky: Ushtarë rus, dorëzohuni!

Disa shpërthime të fuqishme ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

 

Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur. Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

 

Reklamë

Në një mesazh të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

 

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

Vazhdo të lexosh

Reklamë