Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet...

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin për të...

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në...

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të plagosur

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet me raketa...

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus transformimin...

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat e Ramës,...

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më...

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Britani, më...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Kievi godet Moskën me dronë para takimit SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite

11 Mars 11:02

Vëmendja diplomatike sot është në Arabinë Saudite, pasi zyrtarët amerikanë dhe ukrainës do të takohen në Jeddah për herë të parë që kur Zelensky u largua nga Zyra Ovale pas takimit të tensionuar me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Megjithatë, disa orë para takimit, dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas një sulmi ukrainas me dron në Moskë.

Lexo edhe :

Related Posts

SHBA dhe Ukraina diskutojnë në Arabinë Saudite, Kremlini thotë se po pret të informohet nga Uashingtoni

Guvernatori i rajonit, Andrei Vorobyov, tha se viktimat u gjetën në qytetet Vidnoye dhe Domodedovo, në periferi të kryeqytetit rus. Të paktën shtatë apartamente në një pallat të goditur janë dëmtuar.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin njoftoi se 73 dronë që shkonin drejt qytetit u rrëzuan dhe se mbeturinat nga një dron dëmtuan çatinë e një ndërtese.

Pas sulmit, një rrjet i trenave periferikë u pezullua, ndërsa kufizimet e fluturimeve u vendosën në aeroportet Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo të Moskës, të cilët u shërbejnë miliona pasagjerëve çdo vit.

Sipas BBC , ky është një nga sulmet më të mëdha që ka pësuar rajoni i kryeqytetit rus që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.

Ndodhi vetëm disa orë përpara një takimi vendimtar të përfaqësuesve të SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite, që synon t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, guvernatori Vorobyov publikoi foto që tregonin një nga apartamentet e dëmtuara, si dhe automjete të djegura në një parking në rajonin e Moskës.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi më vonë se gjithsej 337 dronë ukrainas ose u kapën ose u shkatërruan gjatë natës në nëntë rajone të tjera ruse përtej Moskës.

Takimi në Arabinë Saudite

Të dy delegacionet do të udhëhiqen nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio dhe shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak

Në deklaratat e bëra gjatë fluturimit për në Arabinë Saudite, Rubio e bëri të qartë se nuk mund të ketë “zgjidhje ushtarake” për luftën në Ukrainë.

“Rusët nuk mund të pushtojnë të gjithë Ukrainën dhe padyshim që do të jetë shumë e vështirë për Ukrainën që t’i shtyjë rusët përsëri në territoret ku ata ishin në 2014,” tha kreu i Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Kievi duhet të tregojë se është i gatshëm të bëjë kompromise për të arritur një marrëveshje paqeje.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të shfaqet është një ndjenjë e fortë se Ukraina është e gatshme të bëjë gjëra të vështira, ashtu si Rusia duhet të bëjë të njëjtën gjë për të ndalur konfliktin ose të paktën për ta ngrirë atë në një farë mënyre.”

Pozicioni i Ukrainës do të jetë “plotësisht konstruktiv”, tha Zelensky të hënën teksa udhëtonte për në Arabinë Saudite, duke shprehur shpresën për rezultate praktike nga takimi i sotëm.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për hapat e nevojshëm.”

“Propozime realiste janë në tryezë. Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe në mënyrë efektive,” shkroi ai në një postim të dielën përpara se të dërgonte ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës në Jeddah.

Nga ana e tij, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, qeveria e të cilit ka marrë rolin e ndërmjetësit midis Ukrainës dhe Rusisë, nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës dhe arritjen e paqes.

Sekretari amerikan i Shtetit komentoi gjithashtu informacionin se Ukraina po përgatit një propozim për një armëpushim të pjesshëm në det dhe në ajër, duke thënë se “ka potencial”.

“Nuk po them se mjafton vetëm ky propozim për atë lloj konsensusi që duhet parë për t’i dhënë fund konfliktit”, shtoi Rubio.

Rusia, nga ana e saj, ka hedhur poshtë idenë e një armëpushimi të përkohshëm, duke thënë se kjo është një përpjekje e Kievit për të blerë kohë./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Arabi Saudite Moske Rusi sulm

Nga e njëjta kategori

U kapën me 2 kg kokainë në makinë, arrestohet i riu shqiptar dhe bashkëpuntori i tij italian

më shumë...

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

më shumë...

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin për të drejtuar Italinë

më shumë...

Trump thotë se Irani është “shumë më serioz” në bisedime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

3:30

Huthët sulmojnë Arabinë Saudite, reagon Riadi, godet...

2:44

“Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në...

2:26

E mori peng pasi i vrau prindërit,...

2:10

Berisha: PD mbështet protestën, SPAK nën urdhërat...

1:54

Maratona e bebeve në Pogradec, aktiviteti u...

1:30

Kapet në Kavajë 26-vjeçari i kërkuar nga...

1:20

Me mbi 200 km/orë, Lamallari paralajmëron masa...

1:16

Fluks i lartë në pikat kufitare, mbi...

12:12

Mbanin pistoletë, municion dhe kokainë në lokal,...

12:07

Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe:...

11:28

Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në...

11:16

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili përfshihet...

11:05

Lushnjë/ Plagos me thikë kushëririn pas konfliktit,...

10:57

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.