Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Zjarr në një anije mallrash në Kinë, 20 persona...

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi: E trishtë...

Kievi dhe Moska shpallin fundin e marrëveshjes së gazit, si preket Evropa

1 Janar 16:23

Kievi dhe Moska konfirmuan në deklarata të veçanta se furnizimet e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës u ndaluan këtë mëngjes, pas skadimit të një kontrate pesëvjeçare të nënshkruar në fund të vitit 2019 midis dy palëve.

“Ne kemi ndaluar transitin e gazit rus, kjo është një ngjarje me rëndësi historike. Rusia po humb tregjet, do të pësojë humbje ekonomike”, tha ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.

“Që nga ora 8:00 (ora e Moskës), furnizimi me gaz rus përmes territorit të Ukrainës nuk është kryer”, njoftoi Gazprom, kompania gjigante ruse e gazit natyror.

Njoftimi i Gazprom

“Për shkak të refuzimit të përsëritur dhe të shprehur në mënyrë eksplicite të palës ukrainase për të rinovuar këtë marrëveshje, Gazprom nuk ka nga 1 janari 2025 mundësinë teknike dhe ligjore për të furnizuar gaz përmes territorit të Ukrainës”, shtoi ndërmarrja shtetërore ruse.

Sipas ministrit ukrainas, German Galushchenko, “Ukraina ka informuar partnerët e saj ndërkombëtarë” për mbylljen, e cila pritej prej muajsh.

Ndërprerja e tranzitit të gazit përmes Ukrainës do të ketë një ndikim “drastik” në vendet e Bashkimit Evropian, por jo në Rusi, tha sot kryeministri sllovak Robert Fico.

Problem në Sllovaki

Udhëheqësi pro-rus sllovak ka paralajmëruar vazhdimisht se përfundimi i tranzitit do të sillte humbje prej miliona eurosh, dhe gjithashtu ka argumentuar se kjo do të çonte në çmime më të larta të gazit dhe energjisë elektrike në Evropë.

Fico kishte shkuar në Moskë më 22 dhjetor në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për problemin. Vizita e tij e befasishme kishte zemëruar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili akuzoi Fico se donte të “ndihmonte Putinin”.

Veç kësaj, Gazprom do të ndalojë edhe sot furnizimet me gaz në Moldavi, në kuadrin e një konflikti ekonomik me këtë ish-republikë sovjetike, e cila rizgjodhi një president pro-evropian.

Ngrohja u ndërpre në Transnistria

Rajoni separatist moldav i Transnistria ndërpreu furnizimin me ngrohje dhe ujë të nxehtë për familjet sot.

“Nuk ka ngrohje apo ujë të nxehtë,” i tha Reuters me telefon një punonjëse në kompaninë lokale të energjisë Tisteploenergo nga Tiraspol, qyteti më i madh i Transnistria, duke shtuar se ajo nuk e dinte se sa do të zgjaste kjo situatë.

Transnistria është një entitet pro-rus që u shkëput nga pjesa tjetër e Moldavisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Ajo merrte gazin rus përmes Ukrainës, por ajo rrugë furnizimi u mbyll sot.

Në një mesazh në faqen e saj të internetit, kompania energjetike u kërkoi banorëve të vishen me rroba të ngrohta, të mbajnë familjet së bashku në të njëjtën dhomë të shtëpisë, të varin batanije ose perde të trasha nga dritaret dhe dyert e oborrit dhe të përdorin ngrohje elektrike.

Austria, nga ana e saj, njoftoi se ishte e gatshme t’i jepte fund transitit të gazit përmes Ukrainës dhe se tani po merr gaz nga burime të tjera, si pikat e furnizimit në Gjermani ose Itali, si dhe nga objektet e magazinimit.

“Ne kemi bërë gjënë e duhur dhe jemi përgatitur mirë për këtë skenar,” tha në një deklaratë Ministrja Austriake e Energjisë Leonore Gevesler.

“Austria nuk është më e varur nga Rusia për gaz dhe kjo është një gjë e mire”./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaz gaz rus Ukraine

Nga e njëjta kategori

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me Como

më shumë...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në Champions

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

7:38

Sulm me thikë në Londër, plagosen katër...

7:07

Përmbytjet në Durrës, banorët e ish-Kënetës në...

6:54

Zjarri në Çërrilë, vijon ndërhyrja nga ajri...

6:46

U kallëzua në SPAK, ministri i Financave...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.