E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Showbiz

Kida pranon për herë të parë se është e dashuruar

Ilustrim · Vizion Plus

Kida është gjithmonë e rezervuar për sa I përket jetës të saj private dhe ka qënë shumë e vështirë që të zbulojmë diçka për të.

Në këto vite të karrierës së saj, këngëtarja ka qënë më shumë e fokusuar në projektet muzikore dhe karrierën e saj dhe ndonëse është aluduar për lidhjet e saj dashurore, ajo nuk ka pranuar të flasë për një temë të tillë.

Kësaj rradhe Kida është përgjigjur nëse ka dashuruar më parë dhe a I është thyer zemra.

Pa menduar dy herë Kida tha “Po” për sa i përket temës nëse ka qenë e dashuruar duke theksuar se edhe ajo është njeri.

Kur bëhet fjalë për ndonjë ndarje ose nëse është lënduar, ajo ka mohuar një gjë të tillë, duke e konsideruar veten ende si të re.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh