Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës...

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë...

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë, ndërsa opozita...

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja e policit,...

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje të kushteve...

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar periodik për...

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus...

“Khashoggi”, BE kundër dënimeve me vdekje

24 Dhjetor 21:48

Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje, të shpallur nga një gjykatë saudite, ndaj të akuzuarve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Prokurori publik i Arabisë Saudite tha më 23 dhjetor, se pesë persona u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit.

 

Vrasja e tij, e ndodhur në fund të vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, ka ngjallur reagime ndërkombëtare. “Bashkimi Evropian është pa mëdyshje kundër dënimit me vdekje gjithnjë dhe pa përjashtim”, tha zëdhënësi për politikën e Jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një deklarate.

 

Dënimi i njerëzve me vdekje është një “dënim mizor dhe çnjerëzor, i cili nuk arrin të veprojë si një parandalues dhe përfaqëson një mohim të papranueshëm të dinjitetit dhe integritetit njerëzor”, thuhet në deklaratë. Shërbimet e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi.

 

Riadi fajësoi për incidentin, zyrtarët e inteligjencës saudite. BE-ja theksoi gjithashtu nevojën e ndjekjes penale për të gjithë ata që ishin të përfshirë në vrasje.

 

“Kjo duhet të bazohet në parimet e transparencës, respektimit të procedurave ligjore dhe procesit të duhur”, tha zëdhënësi Stano.

 

Agnes Callamard, një raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore, e quajti aktgjykimin saudit si një ” “farsë” i cili nuk arriti të identifikojë “ata që nxitën dhe lejuan vrasjen, siç është Princi i Kurorës”.

 

Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor të vitit 2018 duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai kishte shkruar për të marrë dokumente personale. Trupi i tij u raportua të jetë copëtuar brenda ndërtesës. Eshtrat e tij nuk janë gjetur. Ai ishte banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i gazetës amerikane Washington Post.

 

Khashoggi ishte kritik i Princit të Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman./REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
BE Khashoggi

Nga e njëjta kategori

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme të sulmojë Iranin, do goditet edhe më fort

më shumë...

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

më shumë...

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus Su-35

më shumë...

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti...

10:46

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

10:34

Dhuna tek të rinjtë, sociologia: Fjalori i...

10:14

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Ushtria e gatshme...

10:12

Dhuna mes adoleshentëve, sociologia: Në shkollat tona...

9:48

Rama: Të gjithë europarlamentarët votuan pro Shqipërisë,...

9:37

“Krimi i organizuar është bërë model”, Qiraxhi:...

9:26

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, Kazizaj: Mund...

9:24

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i...

9:19

Dhuna ndaj adoleshentes në Fier, eksperti: Përfshirja...

9:07

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

8:40

Lamallari: Përmirësim të trajtimit financiar dhe rritje...

8:38

Qeveria e re dhe Presidenti, Kurti thërret...

8:03

Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar...

7:57

Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset...

7:56

Tajfuni Bavi po i afrohet Tajvanit

7:49

Ukraina publikon pamjet e rrëzimit të aeroplanit...

7:29

Irani rrit eksportet e naftës, ndërsa tensionet...

6:59

Berat/ 11 masa sigurie për këmbim valutor...

6:51

Rritet numri i viktimave në Gaza

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Burri vrau gruan në derën e shtëpisë në Shkodër, flet e afër...
  • Detaje nga vrasja në Shkodër, kush është 64 vjeçari që vrau...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hitaj: Përjashtohet po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.