Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset...

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në...

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua...

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini para ndeshjes...

Aksident në afërsi të Shupenzës në Bulqizë, plagosen dy...

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës pas takimit,...

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen pas vetëm...

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa do t’i...

KFOR-i ekzaminon raketahedhësit e gjetur nga Policia e Kosovës në Banjskë

7 Mars 19:53

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të enjten se një ekip i tij i ka ekzaminuar raketahedhësit e gjetur një ditë më parë nga Policia e Kosovës në afërsi të Manastirit të Banjskës në qytetin verior të Kosovës, Zveçan.

KFOR-i tha në një komunikatë për media se pesë raketahedhësit (Zola) e gjetur dje në Banjskë – për të cilët Policia kosovare dyshon se ndërlidhen me sulmin e 24 shtatorit në këtë fshat – do të dërgohen në laboratorë të forenzikës për ekzaminimeve shtesë.

Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese nga Komanda Rajonale e Lindjes e misionit të NATO-s bashkëpunoi të ngushtë me Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

“Batalioni i Komandës Rajonale të Lindjes po e bën sigurimin e mëtejmë të zonës, për të parë nëse mund të gjejë depo të tjera të fshehta armësh në afërsi”, tha KFOR-i.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se “mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin e këtij fshati, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Pas sulmit, në Manastirin e Banjskës dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, përfshirë 29 raketahedhës të mbushur dhe 7 të përdorur, automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë për terrene malore.

NATO-ja e ka përforcuar misionin e vet KFOR-in në Kosovë pas sulmit të 24 shkurtit, ku tani i ka 4.500 pjesëtarë.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, e cila e mohoi çdo përfshirje, por e ka lënë të lirë Radoiçiqin prej atëherë, me kusht që të mos udhëtojë drejt Kosovës.

Më 16 shkurt, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjithë të dyshuarit për kryerjen e sulmit në Banjskë janë futur në sistemin ndërkombëtar të INTERPOL-it për fletarrestime./REL/

Posted Under:
Anash Kosova Rajoni
Tagged:
EULEX KFOR Zveçan

Nga e njëjta kategori

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit: Nga e hëna seancat zhvillohen normalisht

më shumë...

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse

më shumë...

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër Partizanit

më shumë...

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua për Reformën Territoriale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

6:16

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa...

6:11

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi:...

6:07

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në...

5:41

Si ta nisni ditën pa stres

5:25

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini...

5:13

Aksident në afërsi të Shupenzës në Bulqizë,...

4:45

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës...

4:37

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen...

4:13

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa...

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.