E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilltari i Trump shtrëngon duart me Ramën: Të kundërshtojmë veprimet e Iranit

Gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA në cilësinë e kreut të OSBE, Edi Rama ka patur një takim edhe me Këshilltarin për Sigurinë të Presidentit Donald Trump, Robert O’Brien. Ky i fundit tregoi edhe për çfarë është diskutuar. Sipas tij, Shqipëria dhe SHBA ndajnë të njëjtin qëndrim sa i takon Iranit.

 

“I nderuar që takova dje kryeministrinë  Shqipërisë, Edi Rama. SHBA dhe Shqipëria ndajnë një angazhim të palëkundur për të promovuar stabilitetin rajonal, rritjen e ndarjes së barrës së NATO-s dhe kundërshtimin e veprimtarive malinje të Iranit.”

 

Edi Rama u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin diskutoi për rindërtimin, minishengenin rajonal, paketën “Anti-KÇK” dhe me për dialogun Kosovë-Serbi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë