Në vazhdën e protestës dhe bojkotit, si dhe largimit tonë të shumëkomentuar nga mbledhja me Rektorin e Universitetit, Këshilli Studentor u Universitetit “Fan Noli” kërkoi dhe këmbënguli fort për realizimin e kërkesave konkrete të cilat vijojnë si më poshtë dhe lidhen konkretisht me këtë Universitet.
1-Ngrohja të ketë kohëzgjatje prej orës së parë , deri orën e gjashtë për çdo fakultet.
2-Riparimi dhe plotësimi i auditoreve me ndriçim , karrige , banka dhe projektore në çdo fakultet.
3-Të mundësohet një ambient fizik i përshtatshëm për bibliotekat e çdo fakulteti , si dhe pasurimi i saj me literaturen e nevojshme , specifike , sipas nevojave të fakulteteve.
4- Akses në internet në të gjitha ambientet e universitetit.
5- Përmirësimi urgjent i infrastrukturës dhe kushteve të higjenes në tualetet e studentëve.
6- Sekretaret të jenë në shërbim të studentëve gjatë gjithë orarit zyrtar dhe të përmbushin me korrektësi dhe përgjegjshmëri detyrat e tyre. Të mësojne rregullat bazë të etikes dhe komunikimit me studentet.
7- Marrje masash disiplinore dhe prezantimi në publik i thyerjeve të etikes apo fjalorit banal nga profesorët. (Emrat e të cileve do të bëhen të ditur pas anketimit që do të zhvillojë Keshilli Studentor)
8- Çdo student të ketë një kartë ID për t’u identifikuar.
9- Mbështetja financiare dhe logjistike për ekskursione dhe ekspedita për çdo fakultet.
10- Krijimi i mundësive dhe hapësirave për praktika profesionale në çdo program studimi.
11- Vendosja e një pajisje për pije dhe snack për çdo fakultet.
12- Publikimi i diplomave dhe listës së notave të niveleve Bachelor dhe Master të të gjithë pedagogëve të Universitetit të Korçës.
13- Kontrolli dhe filtrimi i dispencave , ciklit të leksioneve dhe literaturës që profesorët përgatisin për studentet.
13/1- Investim për riparimin e të gjithë laboratoreve sipas kërkesave të programeve të studimit.
14- Investim për riparimin dhe rivitalizimin e bazës eksperimentale të Fakultetit të Bujqësisë.
15- Heqjen e të gjitha tarifave të universitetit për tërheqjen e çdo dokumenti.
16- Krijimi i një mense pranë ambienteve të Universitetit.
17- Pjesëmarrja e studentëve në kërkimet shkencore.