E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Këshilli i Evropës shqetësim për përdorim të shpeshtë të ndalimit në paraburgim

Një e katërta e personave që mbahen të izoluar në burgjet e Evropës nuk janë gjykuar ende apo kanë marrë masën e dënimit, shprehu shqetësimin e tij sot Këshilli i Evropës, sipas këtij institucioni mbajtja në paraburgim duhet të konsiderohet si masë e fundit.

 

“Në shumë vende evropiane, problemi i përhershëm i mbipopullimit në burgje është kryesisht rezultat i përqindjes së lartë së të ndaluarve, e thënë ndryshe e personave të dyshuar në pritje të gjykimit të tyre”, denoncoi Komiteti për parandalimin e torturës (CPT) i organizatës pan-evropiane, në raportin e tij vjetor.

 

Në Hungari, 28 për qind e të ndaluarve janë në paraburgim dhe shkalla e shfrytëzimit të burgjeve është 130 për qind. Në Shqipëri, thuajse një i ndaluar nga dy është në pritje të gjykimit dhe shkalla e shfrytëzimit arrin në gati 120 për qind. Në Francë, numërohen 25 për qind të personave të akuzuar në mesin e personave në paraburgim (ose gati sa mesatarja evropiane), për një shkallë shfrytëzimi prej 113 për qind.

 

Paraburgimi duhet të vihet në zbatim, vetëm në rastin kur është absolutisht i nevojshëm, një fakt me ndikim në uljen e mbipopullimit në burgje”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

Vazhdo të lexosh