E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Vendi

KESH: Përmbytja, jo nga shkarkimet

Korporata Elektoenergjitike Shqiptare mohon që përmbytjet e ndodhura në zonën e Nënshkodrës të kenë ardhur nga shkarkimet që po kryhen nga hidrocentralet.

 

Sipas të dhënave nga ky institucion, në fshatrat Oblikë, Goricë dhe Obot ka patur përmbytje të disa parcelave, por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë së premtes.

 

KESh  sqaron më tej se këto zona janë në kuota shumë  të ulëta thuajse pranë nivelit te shtratit të lumit Buna, e për rrjedhojë mundësia e përmbytjeve nga reshjet është e lartë.

 

Sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, KESH bën të ditur se rezervat e mëdha ujore kanë bërë të mundur një prodhim rekord energjie ditore me 28 milion kilovat/ore, ndërsa rezervat ujore kanë arritur në 27 milion metër kub ujë.

 

Si pasojë e menaxhimit, korporata thotë se ka shmangur përmbytjet masive.

 

Aktualisht niveli i ujerave në HEC-e është në kuota maksimale, çka bëri të detyrueshme hapjen e portave.

 

Por pas përmirësimit të motit, prurjet në kaskadë kanë rënë, çka për KESH është një mundësi për të reduktuar shkarkimet.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video