Subscribe

Pak minuta pas zbritjes ne Aeroportin e Rinasit, eskorta e Sekretarit Amerikan te Shtetit mbërriti ne Kryeministri. Kryediplomati amerikan i shoqëruar nga ndihmessekretarja Vitoria Nuland, është pritur nga shefi i kabinetit të Ramës e më pas nga vetë Kryeministri.
Ai i ka bërë një tur të shkurtër në selinë qeverisë zotit kerri e më pas e ka prezantuar me ish-kryeministrin Pandeli Majko dhe ministrat Bushati, Kodheli, Tahiri dhe Manjani. Një mesazh falënderimi për mikpritjen, zyrtari i lartë ka lënë në librin e përshtypjeve në selinë e kryeministrisë. Pas takimit zyrtar, ne deklaratën per mediat zoti Kerri rikonfirmoi qartësisht mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi. Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e qeverise për paketën e reformës në drejtësi, duke theksuar se gjate muajit mars, do te miratohen të gjitha ndryshimet ligjore. Dy zyrtaret kane vlerësuan marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve si dhe përfshirjen e Shqipërisë ne aleancën e gjere kundër terrorizmit. Zoti Kerri vlerësoi ndërkohë edhe raportet e ngushta me Tiranën zyrtare në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke theksuar se Shtetit e Bashkuara do të jenë gjithnjë në krah të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *