Subscribe

Nëse ekziston një vend me të cilin Shqipëria nuk ka pasur kurrë mëdyshje në marrëdhëniet reciproke, jane Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tirana vizitohet këtë të diel nga Sekretari i Shtetit John Kerry, një ngjarje e rëndësishme në raportet mes dy vendeve. Vizita e Sekretarit Kerry është e pesta e një zyrtari të lartë amerikan të këtij niveli.
James Baker, ishte i pari Sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Më 22 Qershor 1991, kur Shqipëria ishte në hapat e para të pluralizmit politik, porse President i Republikës ishte ende Ramiz Alia. Me mijëra ishin qytetarët shqiptarë që u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar mesazhin e Sekretarit amerikan, se “Liria funksionon”.
Vizita e dytë e një Sekretari amerikan Shtetit ishte ajo e Madeleine Albright, në një kohë të vështirë për shqiptarët, pasi përballeshin me pasojat e luftës në Kosovë. Më 19 Shkurt 2000, Albright vlerësoi rolin e shtetit dhe qytetarëve shqiptarëve gjatë krizës së Kosovës.
Thuajse 3 vjet më pas, më 2 Maj 2004, Colin Poëell mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kjo vizitë konsiderohet si pika e startit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO pasi nënshkroi Kartën e Adriatikut, bashkë me me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë.
Hilary Klinton është i treti Sekretari amerikan Shteti që vizitoi Shqipërinë. Në vizitën e saj disa orëshe ajo u takua me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. “SHBA kanë qëndruar me ju për 100 vjetët e para të Pavarësisë dhe do të qëndrojnë me ju edhe për 100 vjet të tjera”. Kështu deklaroi Sekretarja Clinton në fjalimin mbajtur në Parlamentin shqiptar.
Vizita e së dielës e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry përkon me 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *